“Si Demiral dhe e pret Kosova”, gjigantët turk pas “ish”-it të Superiores

schedule08:40 - 31 Mars, 2020

schedule 08:40 - 31 Mars, 2020

Jo vetëm Gentin Selmani, por edhe David Domgjoni mund të luajnë sezonin e ardhshëm në Superligën turke. Mbrojtësi, i cili luan në qendër dhe në të majtë, në janar u transferua nga Laçi te Menemenspor për shumën e 50 mijë eurove dhe është aktivizuar në tetë ndeshje si titullar.

Fubtollisti nga Prizreni raportohet tanimë se po ndiqet nga dy klube të mëdha në Turqi dhe bëhet fjalë për emra si Fenerbahce dhe Besiktas. “Aksam” shkruan ndër të tjera se trajneri i skuadrës bardhezi, Sergen Yalçın, ka nisur të flasë me kolegun e tij të Menemenspor, Cenk Laleci.

Në artikull, ndër të tjera Domgjoni krahasohet me Medih Demiral të Juventusit për nga struktura fizike, si dhe thuhet se shumë shpejt mbrojtësi do të ftohet edhe nga përfaqësuesja e Kosovës. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Vera është larg, duke parë që kampionatet ende nuk kanë nisur dhe nuk dihet se kur do të ndodhë diçka e tillë. /abcnews.al

 

Lajmi i Aksam, për mbrojtësin David Domgjoni