Përhapja e koronavirusit në Kosovë, infektologu Krasniqi: Dy javët në vazhdim janë vendimtare

schedule16:20 - 30 Mars, 2020

schedule 16:20 - 30 Mars, 2020

Në një lidhje me “ABC News” infektologu Valbon Krasniqi ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Krasniqi theksoi stafi mjekësor është angazhuar në luftën kundër përhapjes së COVID-19, ndërsa theksoi se edhe qytetarët janë ndërgjegjësuar duke respektuar masat e vendosura.

“Ky virus ka ardhur më vonë në Kosovë, masat e marra kanë ndihmuar edhe në uljen e rasteve. Një punë e vazhdueshme po bëhet edhe nga ekipi shëndetësor dhe duket që ndërgjegja e qytetarëve është e lartë edhe pse ka vend për përmirësim. Në dy javët në vazhdim do të shohim se si do të jetë situtata.

Ka kohë që është vënë në dispozicion një numër telefoni për ti ardhur në ndihmë qytetarëvë, për të marrë udhëzime për simptomat që ata paraqesin.

Nuk testohen të gjitha rastet e kontaktit, por u këshillohet të qëndrojnë në shtëpi dhe në rast se shfaqin shenja atëherë merren për trajtim specifik të këtyre pacientëve”, u shpreh krasniqi.

I pyetur se nëse do të testohen mjekët në Kosovë, Krasniqi tha se kjo nuk është e domosdoshme.

“Varet nga rastet. Kemi marrë qëndrim që vetëm stafi që shfaq simptoma të testohet. 

Më mirë është të mbrohemi dhe në rast se dyshojmë se kemi pasur kontakt dhe nuk kemi respektuar rregullat atëherë duhet të realizohen testet.

Klinika e Infektivit është pajisur mirë me mjetet shëndetësore, por nga rrethet shohim që ka mungesa për pajisje, pasi çdo ditë po na vijnë kërkesa.

Kemi vënë në dispozicion 250 shtretër dhe kemi në plan të shtojmë edhe 250 shtretër. Sa i përket stafit shëndetësor kemi probleme me numrin e infektologëve, kemi rreth 43 specialistë. Për staf të specializuar besoj se do të ketë nevojë gjithmonë. Por, nga ana tjetër kemi qindra mjekë dhe infermierë që janë paraqitur vullnetarisht”, tha Krasniqi./abcnews.al