Mbyllja e kufijve, PD: Rama i la shqiptarët rrugëve, nuk ka asnjë plan  

schedule15:18 - 30 Mars, 2020

schedule 15:18 - 30 Mars, 2020

Arben Kashahu, sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka braktisur të gjithë shqiptarët që presin riatdhesimin e tyre, pasi janë bllokuar për shkak të mbylljes së rrugëve.

Kashahu lexoi edhe mesazhin që konsullja Anila Pojani i kishte kthyer një shqiptari të bllokuar në Itali, e cila shprehej se për momentin nuk më vende, pasi lista e shqitarëve që do të riatdhesohen është mbyllur.

Ai ka theksuar se shqiptarëve nuk mund t’u mohohet e drejta për tu kthyer.

Deklarata e plotë:

Shqiptarëve nuk mund t’u mohohet e drejta per t’u kthyer në vendin e tyre! Është një e drejtë kushtetuese e cila duhet të realizohet nga cdo shtet I përgjegjshëm nëpërmjet operacioneve të organizuara shtetërore. Shteti është i detyruar të vendosë në funksion të këtij qëllimi të gjitha mjetet dhe mundësitë për të realizuar shpëtimin e qytetarëve të tij. Është e papranushme, cinike dhe jo-shtetare përgjigja e kryeministrit se nuk ka më vende për Shqiptarët për t’i kthyer në vendin e tyre. “Nuk ka më vende”, është togfjalëshi më braktisës me të cilin i është drejtuar Shqiptarëve ndonjëherë një kryeministër. “Listat janë bërë prej kohësh” ,“vendet janë mbushur” janë togfjalëshat më diskriminues që evokojne diferencimin mes qytetarëve të një shteti, ditët që kërkohet më shumë se kurrë solidariteti njerëzor e kombëtar.

Një Kryeministër i përgjegjshëm duhet të kishte kuptuar se askush nga shqiptarët jashtë Shqipërisë nuk kërkon të bëjë shëtijtje këto kohë të vështira, por janë në pamundësi për të jetuar në vendin që kjo kohë I ka gjetur, kanë prindërit apo njërëz të pamundur në Shqipëri vetëm e pa përkujdesje, e me qindra motive të tjera të justifikuara për t’u kthyer.

Këtu është pergjigjen qe konsullja e pergjithshme Anila Pojani i ka kthyer nje qytetati me semundje te rende, i  mbetur ne Itali pas nje operacioni te veshtire. Pergjgja eshte e datës 27 mars. Aty thuheyt se “per qytetaret e Italize nuk ka plan aktiv per t’u kthyer.” sic shihet 2 jave pasi ka mbyllur kufijtë me Italine shteti shqiptar nuk ka nje plan konkret riatdhesimi per shqiptaret e ndodhur ne Itali apo ne vende te tjera.

Nëse kryeministri apo kushdo kërkon ta shesë braktisjen e qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve si një “mbrojtje të Shqipërisë nga ata”, I kujtojmë atij se ata janë Shqipëria, ata janë ne, janë motrat, vëllezërit, fëmijët, prindërit tanë të cilët Shqipëria nuk i braktisim as në të mirë e aq më pak në të keq. Sakrifica më sublime duhet bërë për të evaku-uar qyetarët Shqiptarë në nevojë! Ndërkohë ballafaqohemi me një qendrim arrogant e jo-njerëzor të kryeministrit në kufijtë e absurdit. Ky absurditet merr përmasa krimi shtetëror për faktin se qeveria I ka të gjitha mundësitë për të realizuar këtë operacion shtetëror.

Kjo është dita kur vendi ka më shumë nevojë për të përdorur shërbimin e ambasadave dhe të linjës ajrore shtetërore “Air Albania”.

/abcnews.al