Është liruar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, Artjan Qirici. Ai ishte emëruar në detyrë më 24 tetor 2017. Në vendin e tij është emëruar Afrim Bakaj, ish-drejtor i AKU-t. Nuk dihet motivi i këtij vendimi, ndërkohë që mësohet se do të ketë sqarim të mëtejshëm nga Ministria e Transporteve, e cila ka në varesi emërimet në Port. /abcnews.al
Durrës, lirohet nga detyra drejtori i Portit, e zëvendëson Bakaj
schedule14:59 - 23 Shkurt, 2018
schedule 14:59 - 23 Shkurt, 2018