Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, i druhet sërish gjykimeve, në ndeshjen që ekipi i tij do të luajë në Durrës ndaj Teutës. Duro flet edhe për rrezikun ndaj Skënderbeut dhe për dhunën ndaj trajnerit Gjoka.
Herën e parë shkoi për mrekulli.
Flamurtari e mundi Teutën 2-0 në Durrës në përballjen e shtatorit të kaluar, veçse nuk do të ketë asgjë të sigurt këtë radhë.
Sezoni pozitiv i skuadrës vlonjate duhet të vazhdojë, ndonëse pikët nuk do të jetë lehtë të merren në stadiumin “Niko Dovana”, dhe trajneri Duro bën këtë vlerësim.
Duro kthehet pas dy ndeshjeve pezullim, pas kritikave që bëri ndaj gjyqtarëve.
Përtej aktualitetit të Superligës, Duro pyetet edhe për tema të tjera problematike, si përshembull dënimi i mundshëm ndaj Skënderbeut.
Ja edhe komenti i tij pas goditjes së kolegut të tij, Ernest Gjokës.
Flamurtrai shkon me mungesa në Durrës, pasi Tunkara e Zhufo janë të dëmtuar e Bicaj i pezulluar, ndërsa Muarem kthehet nga dëmtimi, por ndoshta nuk do të aktivizohet. /abcnews.al