Karantina dhe izolimi në shtëpi i ka bërë pak nostalgjikë të gjithë. Klubi i Partizanit është kthyer 29 vite pas me videon e postuar në rrjetet sociale. Kampionët në fuqi kanë kujtuar ndeshjen e Kupës së Kupave kundër holandezëve të Feyenoord.
Ishte 18 shtatori i vitit 1991 dhe ndeshja e parë zhvillohej në “Qemal Stafa”. Partizani kishte në përbërje emra si Edmond Dosti, Ilir Shulku, Aurtur Lekbello dhe Besnik Prenga, teksa zgjidhte të luante me uniformë të verdhë.
Në stol ishte Sulejman Starova dhe takimi mbyllej pa fitues. Nostalgji për tifozët e kuq, teksa në 2 tetor të atij viti zhvillohej ndeshja e kthimit. Partizani zhvillonte një tjetër ndeshje shumë të mirë, por një gol i Peter Bozs në minutën e 87-të (sot trajner i Bayer Leverkusen) i dhuronte fitoren dhe kualifikimin skuadrës holandeze. /abcnews.al
https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/237825817397219/