Pas 14 ditësh në karantinë, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është bashkuar sot me vajzat e saj. Aurela u vetëkarantinua pasi 14 ditë më parë u kthye nga SHBA.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se 2 javë pritën në ankth mos shfaqin shenja, por fatmirësisht siç thotë këngëtarja ata janë mirë dhe më në fund janë bashkuar me familjet e tyre.
Postimi i plotë:
Më në fund ,bashkë. Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin) .
Zemra ime e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja zemrat e mamit.
Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim perdite njeri-tjetrin, por, fatmiresisht, te gjithe ne jemi mire e i ju bashkuam me ne fund familjeve tona.
Vete-izolimi ishte detyre pindërore. Por edhe per ata prindër qe na kanë dhene jeten.
Tani, do të vazhdojmë të qëndrojmë mbyllur, por së bashku.
Dua të falenderoj secilin nga ndjekësit qe më kane dërguar mesazhe, qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim, e duke me dhënë kurajo.
Ishte shume prekëse për mua, pasi kisha edhe shumë presion psikologjik, duke pritur çdo ditë për ndonjë simptomë. E vleresoj shumë kujdesin dhe dashurinë tuaj.
Së bashku ,shpresoj t’ja dalim, të gjithë.
/abcnews.al