Merel Reckman është banorja më e re e fshatit Fishtë në Lezhë. S’kishte menduar kurrë që prej mbylljes së kufijve mund të mbetej në një fshat dhe të shndërrohej në fermere. E ardhur nga Holanda për turizëm në Shqipëri, Merel dhe miku i saj u detyruan të qëndrojne në Fishtë dhe nuk e di as kur do të kthehet në shtëpinë e saj.
“Ne ishim në një udhëtim. Ishim në Greqi dhe në disa shtete të tjera. Erdhëm këtu për tu kthyer në shtëpi më pas. Ishim gati në kthim kur mësuam se kufijtë ishin mbyllur për shkak të koronavirusit dhe nuk mund të iknim”, shprehet ajo.
Ndryshe nga Merel, bashkëudhëtari i saj nuk do të jetë pjesë e kamerës. Ata janë strehuar në një fermë agroturizmi dhe Merel është bërë bashkëpunëtore e tyre. Ajo punon në fermë dhe sipas saj kjo është një mënyrë për të hequr edhe mërzinë.
“Po ndihmonim këtu në fermë dhe u bëmë pis. Pronari na tha mund të shkoni në hotel. Që nga ajo ditë ne jemi vendosur aty.
Merel nuk e di se kur do të kthehet dhe tashmë ka harruar edhe se çfarë dite është pasi për të është e rëndësishme që të aktivizohet sepse ndryshe do të ngarkohej psikologjikisht. Komunikon shpesh me të afërmit dhe miqtë që e pyesin se ku ndodhet. Merel u tregon se ndihet e sigurt në Fishtë dhe ata e këshillojnë të qëndrojë në vendin tonë.
“Nuk e di për sa kohë do jemi këtu. Pasi jemi në kohë të vështirë. Kam harruar çfarë dite është, por nuk ka rëndësi, është e hënë apo e premte. E rëndësishme është që ne jemi ketu dhe ndihemi shumë mirë. Mundohemi të ndihmojmë në fermë. Kjo gjë më bën të lumtur. Nëse nuk jap kontributin tim, mërzitem. Është shumë e këndshme që mund të qëndrojmë këtu. Miqtë na kanë thënë qëndroni atje, mos u ktheni në Holandë”.
Ndonjëherë ka edhe frikë se çfarë po ndodh.
“Jam e mërzitur. Por është më shumë frikë, pasi nuk e di çfarë do të ndodhë me botën. Ky është një vend shumë i mirë. Shpresoj që restoranti të hapet së shpejti. Jam e mërzitur për të gjithë botën.
Per t’u ndjerë mirë ajo mundohet të mbajë sa më kontakt me kafshët, vendasit qëka filluar t’i ndjejë të afërm dhe të familjarët e saj në Holande. Merel shprehet se do të vijojë të ndihmojë sa të mundet në fermë dhe me hapjen e kufijve do të largohet në vendin e saj. Por kjo eshte nje kohe pa afat dhe ajo po bën durim”, shprehet ajo.