“Frika te secili zë vend në mënyrën e saj”, karantina në sytë e një artisti

schedule10:39 - 27 Mars, 2020

schedule 10:39 - 27 Mars, 2020

Piktori Gazmend Leka në një lidhje me “ABC e mëngjesit” ka treguar se si po e përballon panikun e shkaktuar nga koronavirusi.

Ai u shpreh se situata është e vështirë edhe pse fillimisht u mor me shaka. Leka tregoi se ditët në karantinë mundohet ti mbushë më aktivitet duke mos i lënë hapësirë ankthit dhe frikës.

Më tej ai tregoi edhe për ekspozitën të cilën e ka ndërtuar më tetë piktura me dimensione të mëdha.

“Nga pikëpamja e brendshme nuk më ka lëvizur asgjë dhe shumë rrallë e ndjej ankthin. Nëse në fillim kjo situatë nisi si shaka tani ka filluar të rëndohet.

Nga viti që shkoi unë fillova ekspozitën e re. Gjithmonë kam qenë shumë ndjeshëm ndaj pjesës së rëndë që ka Shqipëria.

Kam ndërtuar 8 piktura me dimensione të mëdha. Ekspozitën e lidh më shumë me përmbytjen që ndodh çdo vit.

Dua të ndërtoj një “figurë” shqiptare që shpëton kafshët. Raporti i njeriut me kafshën është raporti që ka instikti me logjikën”, u shpreh piktori Leka.

Gjithashtu ai theksoi se mësimi online mund të realizohet për disa shkolla. Por sipas tija ka edhe disa lëndë që është e vështirë të bëhen online.

“Frika te secili zë vend në mënyrën e saj, nuk duhet shkaktuar presion. Duhet të tregohet një kujdes i veçantë në mënyrën se si zhvillohet komunikimi”, tha Leka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!