Oliver Varhelyi bisedë ne telefon me Lulzim Bashën, komisioneri zbulon çfarë diskutuan

schedule17:21 - 26 Mars, 2020

schedule 17:21 - 26 Mars, 2020

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar  ditën e sotme një bisedë telefonike me kreun e PD, Lulzim Bashën.

Këtë e ka konfirmuar vetë komisioneri me anë të një postimi në tëitter. Varhelyi shkruan se biseduan për rëndësinë e arritjes së Shqipërisë në marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e pranimit.

Sipas Varhelyi, me kreun e PD-së u ra dakord për vazhdimin e reformave, ndërsa shton se BE mbështet Shqipërinë në rindërtimin dhe luftën kundër koronavirusit.

“Si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm, fola sot me Lulzim Bashën për rëndësinë e arritjes së Shqipërisë në marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e pranimit.  Ne kemi rënë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. BE i qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit dhe luftën kundër Coronavirus”, shkruan ai.

/abcnews.al