Panik nga koronavirusi, pronarja e shtëpisë me qira nxjerr jashtë mjekun

schedule13:50 - 26 Mars, 2020

schedule 13:50 - 26 Mars, 2020

Një mjek kirurg është nxjerrë jashtë nga banesa me qira, sepse pronarja e tij kishte frikë se do t’a infektonte me koronavirus.

Joseph Alsousou punonte në dy vende, në Qendrën Ortopedike Nuffield dhe Spitalin John Radcliffe në Oksford, ndërsa ishte duke qëndruar në një shtëpi në Headington që nga gushti.

Pasi iu kërkua të largohej, kirurgu tha se udhëtoi për tre orë në lot për në shtëpinë e familjes në Merseyside, pasi nuk kishte ku të shkonte.

 

Dr. Alsousou tha që pronarja e shtëpisë fillimisht i dha atij 28 ditë kohë për t’u larguar përmes postës elektronike.

Të hënën, 43-vjeçarja tha se ajo dëshironte që ai të largohej sa më shpejt që të ishte e mundur.

“Unë shkova në shtëpi, sepse nuk kisha askund tjetër për të qëndruar. Unë u largova në lot gjatë gjithë rrugës”.

“Zonja ku jam tani me qira tha që do të preferonte të kishte një doktor në shtëpi në këtë situatë”, u shpreh mjeku.

Ish-pronarja e banesës ku jetonte kirurgu është shprehur në kushtet e anonimitetit, se kishte një ankth të madh dhe ndoqi  këshilln nga mjeku i saj për të mos e ndarë banesën me askënd tjetër./abcnews.al