VIDEO/ Keidi Bare në versionin Rocky Balboa, si stërvitet “bulldogu” i Shqipërisë

schedule23:41 - 25 Mars, 2020

schedule 23:41 - 25 Mars, 2020

Keidi Bare mezi pret të zbresë në fushën e blertë, ashtu si çdo futbollit tjetër. Fieraku i skuadrës spanjolle të Malaga është “ngujuar” në shtëpi, por vijon të stërvitet. Ballkoni i tij është një palestër e vërtetë.

Vetë Bare e ka zbuluar përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”. Nën ritmet e këngës “Eye of the tiger”, si në filmin Rocky Balboa, mesfushori shfaqet duke u stërvitur fort.

Ushtrime të ndryshme nga Bare, i cili këtë vit pati edhe një dëmtim që nuk e lejoi atë ta ndihmonte skuadrën e tij në disa ndeshje radhazi. Tani mesfushori po karikohet mirë, me shpresën që kampionati do të rinisë së shpejti. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B-K4N4Hqe5E/?igshid=xzedxv5idaio

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!