Manchester United realizoi një goditje fantastike në merkaton e verës. Klubi anglez siguroi shërbimet e Bruno Fernandes dhe mesfushori portugez ka fituar zemrat e tifozëve me kualitetin që zotëron.
Gjithsesi, situata në skuadër nuk është aspak pozitive dhe 25-vjeçari e ka zbuluar në një bisedë në WhatsApp me ish-shokët e tij te Sporting Lisbona, bisedë e publikuar nga Record. “Kam mendime të këqija për qëndrimet e disa prej lojtarëve të United.
Disa prej tyre nuk janë të lidhur fare me klubin dhe skuadrën këtu, byrazer. Nuk duan të jenë më pjesë e United, nuk kanë fare dëshirë për të luajtur. Kalojnë një vit këtu për të fituar paratë e tyre dhe më pas largohen”, shkruan Fernandes. /abcnews.al