Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi, dërgohen tre respiratorë tek Infektivi

schedule12:59 - 25 Mars, 2020

schedule 12:59 - 25 Mars, 2020

Spitali i Infektivit tashmë është kthyer në karantinë, ku marrin trajtimin pacientët e prekur me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme bëri bilancin e të prekurve në vend, duke konfirmuar 23 raste të reja. Ndërkohë numri i personave të prekur nga koronavirusi është 146.

Gazetarja Glidona Daci tha për abcnews.al se në Spitalin e Infektivit kanë mbërritur tre pajisje respiratore. “Në këtë spital janë 72 pacientë që po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që kapaciteti i Spitalit është për 100 persona. Gjithashtu ditën e sotme familjarë të stafit mjekësor te Infektivi kanë sjellë ushqime për ti ardhur në ndihmë të afërmve. Burime nga spitali bëjnë me dije se do të gjenden mënyra të tjera për të siguruar respiratorë të tjerë”, raportoi gazetarja.

Tre respiratorët shtesë pritet të jenë një ndihmesë për stafin mjekësor për të ndikuar në këtë mënyrë në trajtimin sa më të shpejtë të pacientëve të prekur me COVID-19.