Komuna shqiptare e Tuzit në Malin e Zi është shpallur zonë karantinë për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me koronavirus që janë konfirmuar në këtë zonë.
Qeveria malazeze ka vendosur që banorët e Tuzit të vendosen të vetëkarantinë të gjithë pa asnjë përjashtim duke mos dalë nga shtëpitë e tyre.
Sipas mediave bëhet me dije se nga 18 rasteve pozitive, 15 janë nga zona e Tuzit. Izolimi i banorëve të komunës shqiptare është bërë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavrusit./abcnews.al