Mario Giuffredi është rikthyer të flasë rreth Elseid Hysajt. Agjenti vlerëson Gennaro Gattuson dhe thekson për Radio Kiss Kiss se 26-vjeçari shqiptar është kthyer në formë me uljen e ish-milanistit në pankinën e Napolit.
“Siç e kam shprehur gjithmonë në deklaratat e bëra më parë, Hysaj ka arritur të bëjë një rikuperim të rëndësishëm të gjendjes së tij me Gattuson. Është rikthyer në nivelet e tij dhe po tregon se është lojtari që kemi parë me Sarrin.
Gattuso e vlerëson shumë. Hysaj është në të njëjtin nivel me Di Lorenzo, por nuk mund të kesh dy lojtar të të njëjtin nivel në të njëjtin rol. Roma? Nuk di gjë, tani s’e kemi mendjen në rregull për të folur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, deklaron agjenti i mbrojtësit shkodran. /abcnews.al