Covid-19 i mori jetën zyrtarit, kryebashkiaku i Pukës mesazh prekës: Do të më mungoj miku im më i mirë!

schedule13:35 - 24 Mars, 2020

schedule 13:35 - 24 Mars, 2020

Është shënuar gjatë paradites së sotme viktima e pestë nga koronavirusi në Shqipëri.

abcnews.al mësoi se viktima ishte Ndue Marinaj, 48 vjeç, i cili ishte konstatuar pozitiv më datë 10 mars dhe ndodhej i shtruar tek sptali Infektiv në Tiranë.

Marinaj me origjinë nga Puka dyshohet se është infektuar nga një kontakt me pacientin zero.

Ai nuk u raportua se vuante nga ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese.

Për humbjen e jetës së 48 vjeçarit, krybashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka postuar në facebook një mesazh prekës kushtuar Marinajt.

Ndue Marinaj 48 vjeç së fundmi mbante postin e Drejtorit rajonal të Rezervave të Shtetit për zonën e veriut.

Kryebashkiaku i Pukës në mesazhin e tij bën thirrje gjithashtu se ky virus nuk kursen asnjë ndaj duhet treguar kujdes maksimal.

Mesazhi i plotë:

MESAZH NGUSHËLLIMI NGA KREU I BASHKISË PUKË PËR NDARJEN E PARAKOHSHME NGA JETA TË DREJTORIT RAJONAL TË REZERVAVE TË SHTETIT, NDUE MARINAJ

Të nderuar miq, fati i keq e deshi që sot të jem i detyruar të ndaj me Ju lajmin e kobshëm për humbjen e mikut tonë të përbashkët, Ndue Marinaj.
Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh.
Ndoja I cili iku sot ashtu në menyrë të pakuptim, do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorve më të mëdhenjë në bashkinë tonë, jo vetëm si një biznesmen i suksesshëm gjurmët e të cilit I ndjejm kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat I ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalshin e vetem “E bëj për Zotin”, tek I cili u dorëzua sot.
Personalisht pata fatin ta njoh që në rinin e hershme të tij, dhe gjithnjë Ndoja është dalluar në shkollë, në shoqëri, e më tej dhe në punë, si njeriu i gjendshëm kurdo e kudo.
S’fundmi si drejtor rajonal i Rezervave të Shtetit për zonen e Veriut me qendër në Pukë, Ndue Morinaj do të mbahet mend gjatë për gadishmërin dhe korrektësin në çdo rast ndërhyrje dhe veprimit .
Sot Puka ka një kontributor të shquar më pak!
Do të na mungoj një prej djemve të zellshëm që nuk reshti së kontribuari për vendlindjen e tij!
Do të na mungoj një prej drejtuesve që krijoi modelin e menaxhimit të një strukture jo pak të lehë.
Personalisht do të më mungoi miku im më I mirë, I cili më mbështeti e shoqëroi në të gjithë veprimtarin time në shërbim të Pukës, këtij vendit tonë të dashur që u desh shumë punë e mund ta transformonim deri ku është sot.
Në këtë ngjarje që na tronditi të gjithve pa masë në emer të komunitetit pukjan i shpreh ngushëllimet e sinqerta, prinderve, fëmijëve, bashkëshortës dhe të gjithë të afërmve.
Zoti na e lehtësoft të gjithëve këtë dhimbje të madhe!
Të nderuar bashkqyetar, JU LUTEM merreni seriozisht kërcenimin nga ky Virus. JU LUTEM tregoni kujdes. Bejeni për veten tuaj, për familjen dhe Shoqerinë.
Po kalojmë kohë të vështira dhe me rrezik serioz !
Zoti na ndihmoft të gjithve!
U prehsh ne PAQE miku im!

Gjon Gjonaj
Kryetar i bashkise Pukë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!