Skënder Brataj pozitiv me koronavirus: Reagon Manastirliu

schedule12:50 - 24 Mars, 2020

schedule 12:50 - 24 Mars, 2020

Koronavirusi tashmë nuk kursen askënd.

Burime për ABC News kanë konfirmuar se ka dalë pozitiv tamponi për drejtorin e Urgjencës, Skënder Brataj.

Skënder Brataj është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin.

Mësohet se Drejtori i Urgjences Kombëtare është karantinuar dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Rezultatin pozitiv me Covid-19 të Drejtorit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj e ka konfirmuar edhe Ministrja e SHëndetësisë  Ogerta Manastirliu përmes një statusi në Facebook.

Manastirliu njofton se Brataj ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij.

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”

./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!