Qeveria e Kosovës këtë të hënë ka vendosur kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Duke filluar nga e marta në Korovë do të ndalohet qarkullimi i makinave dhe qytetarëve nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.
Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 35 raste të prekur me Covid-19.
Vendimi është votuar në mbledhjen e qeverisë e cila është mbajtur në formë virtuale, në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Të dielën këto masa i kishte kërkuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./abcnews.al