“Mafia e virusit”, Roberto Saviano: Pandemia ndihmon ekonomine kriminale

schedule15:12 - 23 Mars, 2020

schedule 15:12 - 23 Mars, 2020

Organizatat kriminale janë si bursa, paraprijnë gjithnjë. Natyra e tregjeve të aksioneve nuk është fotografimi i krizës por parashikimi. Kështu mafia dallon biznesin para se të duken qartë domosdoshmëritë e tregut. Çfarë bëjnë klanet, strukturat e mirë organizuara në kapitalizmin bashkëkohor në kohën e koronavirusit?

Është pothuajse e pamundur të kuptosh tani, por mund të dallojmë sinjalet e para. Duket se mafia nuk kishte më shumë informacione se sa të tjerët.

Mafia gjithashtu u kap në befasi nga regjimi komunist kinez, që në fillim nënvlerësoi, më pas fshehu dhe kur ishte e pamundur që të mbulohej, shpalli zyrtarisht përhapjen e virusit. As mafia e Hong Kong – Triada e fuqishme – nuk kishte paraprirë dot për të orientuar bizneset e saj në kuadër të pandemisë. Tashmë ajo që po ndodh nga Meksika në Kosovë, nga Italia në Iran, është se mafia po lëviz drejt spekulimit të madh.

Emergjencat publike shtojnë mundësinë e fitimit për shumë sipërmarrje, jo vetëm për organizatat kriminale, por këto të fundit në mënyrë të veçantë kanë një avantazh të dyfishtë: biznes dhe heshtje. Çdo emergjencë monopolizon vëmendjen mediatike: mekanizmat kriminale nuk zënë më hapësirën e duhur në kronika, pasi është mënyra për mbijetesë ajo që dominon çdo gjë. Ndër të tjera në vende si Italia, ngadalëson në mënyrë përfundimtare aparati, tashmë i kompromentuar gjyqësor.

Pandemia është vendi ideal për mafien dhe arsyeja është e thjeshtë: “nëse ke uri, kërkon bukë, nuk të intereson se te cila furrë e merr apo kush po e shpërndan; nëse të duhet një ilaç, do paguash, nuk pyet se kush po ta shet, e do dhe pikë. Vetëm në kohë paqeje dhe mirëqenie ke mundësi të zgjedhësh.

Mjafton të shohësh portofolin e mafies, për të kuptuar se sa mund të fitojë nga kjo pandemi. Ku kanë investuat në dekadat e fundit? Sipërmarrje të shërbimeve të ndryshme – mensa, pastrime, dezinfektim – cikli i mbeturinave, transport, agjenci funerale, pika karburanti, dhe shpërndarjen e ushqimeve. Dhe ja se si do të fitojë më shumë para. Mafia e di se për çfarë dhe kur do të ketë nevojë, dhe do të japë sipas kushteve të saj. Gjithnjë ka qenë kështu. Përgjatë viteve mafia ia ka dalë të hyjë në majat më të larta të sektorit shëndetësor, si dhe ka dëshmuar dënime për krime mafioze si ai Karlo Kiriaço, i cili ishte njëkohësisht ishte drejtor i Spitalit të Pavias.

Biznesi i vërtetë kriminel nuk është vjedhja e maskave që më pas të rishiten. Turqia, India, Rusia, Kazakistani, Ukraina, Rumania kanë ndaluar ose reduktuar eksportimin e maskave; 19 milion prej tyre janë bllokuar jashtë Italisë, në vendet ku janë prodhuar ose në vendet transit drejt Italisë. Sipas jush, kush do të negociojë për zhbllokimin dhe transitet?

Dhe çfarë do të ndodhë kur ushqimi ose benzina do të shpërndahen me ritme më të ngadalta? Mafia. Ja pse – po flitet tashmë për këtë- nuk duhet krijuar alarm për mundësinë e furnizimit me ushqime.

Duhen mbajtur të sigurta shërbimet tregtare që shesin ushqimet bazë duke punësuar më shumë, duke shtuar turnet dhe rritur pagat; çdo mbyllje favorizon vetëm organizatat kriminale. Sot më shumë se kurrë politika duhet të marrë vendime që do të përcaktojnë jetën në vend për dekadat që do të vijnë. Dhe është në bllokadën e emergjencës që do të duket dhe më shumë pushteti i organizatave kriminale, jo në fazat e para, ku është parë vetëm heroizmi i personave të veçantë dhe ndërhyrja e një shteti që përpiqet të duket si shpëtimtar…

Do të jetë më vonë që do të analizojmë mungesat, shkurtimet e vendeve të punës në shëndetësi, degradimin e shumë spitaleve publike, dhe rrogat qesharake të studiuesve.

Por nuk duhet menduar vetëm për dimensionin italian të fenomenit kriminal: aeroportet dhe kompanitë e anijeve në Evropën Lindore dhe në Amerikën e Jugut që shpesh përdoren për trafikun e drogës, tashmë po përgatiten për të pritur mallra të tjera që kërkohen nga tregu i emergjencës. Si e dimë këtë? Aftësia e mafies ka qenë gjithnjë ajo e aplikimit të skemave tregtare për produktet që kërkohen më shumë në një moment të caktuar.

Po tregu i drogës në kohën e pandemisë?

Emergjenca ka favorizuar klane dhe degë mafioze që të fitojnë më shumë: “në këto momente kontrollet në portet ndërkombëtare janë pakësuar, dhe ngarkesat kalojnë me më shumë lehtësi. Madje shumë pak para mbylljes së  çdo gjëje, njerëzit janë furnizuar me drogë dhe kanë marrë rezerva njësoj si vepruan dhe për ushqimet.

Para kafeneve në Amsterdam u panë radhë shumë më të gjata se në supermarkete; në New York marijuana e shitur nga shpërndarësit pati një klientelë të jashtëzakonshme menjëherë pas shpalljes së masave të marra nga autoritetet në vend për izolimin e qytetarëve.

Shpërndarësit mbushën magazinat e tyre, gati për ta shitur kur çmimi të shkojë më lart se asnjëherë tjetër. Ndërkohë hoqën qafe mallin më të lirë që kishin në dispozicion duke e shitur për një çmim shumë më të lartë se zakonisht.

Në Itali, grupet kriminale kanë humbur sheshet ku shpërndanin dhe ruajtën një treg duke u vendosur në radhë dhe ata para marketeve dhe farmacive.

Duke zëvendësuar në këtë mënyrë shkolla dhe parqe që tashmë janë të mbyllura. U përpoqën të rrisin numrin e dorëzimeve në shtëpi, por kontrollet e shumta në rrugë e kanë bërë këtë mënyrë të rrezikshme dhe të vështirë. Në fakt ka një element të ri në këtë situatë.

Deri tani mafia gjithnjë ka mundur të mbështete në biznese që përfshinin, dhe në situata emergjente, lëvizje materialesh, mjetesh, personash: nga tërmetet, përmbytjet dhe stuhitë. Për herë të parë mafia duhet të përballet me izolimin, mos lëvizjen e njerëzve.

Pyetja nuk është nëse do të dijë të përfitojë, por si do përfitojë. Si do të mund të përfitojnë nga radhët e gjata në supermarkete, nga pamundësia për të blerë online, nga maskat dhe dezinfektantët që tashmë nuk gjenden më, nga humbja e punës në restorante e lokale dhe në tregtinë e një vendi të shënjuar nga papunësia?

Për të vëzhguar epideminë e fundit që pa krimin e organizuat të pasurohej, duhet të shkojmë në 1884, kur Napoli i gjunjëzua nga kolera. Më shumë se 50 për qind e viktimave u shënuan pikërisht në Napoli.

Në mënyrë që një masakër e tillë të mos ndodhte më, parlamenti italian miratoi një ligj për rimëkëmbjen e qytetit të Napolit, duke ndarë 100 milion lira për bonifikim. Nga kjo gjë përfituan të gjithë, ndërtues të korruptuar dhe të paskrupujt, sipërmarrje që fitonin tendera, por më pas punët ishin të papërfunduar apo të një cilësie të ulët, dhe politikanë aleatë të familjeve mafioze. Të gjithë, përveç Napolit.

Raporti i komisionit hetimor të drejtuar nga Xhuzepe Saredo në 1900-ën fliste që atëherë për një aktivitet mafioz. Ishte një spekulim aq i qartë sa historiani Paskuale Vilari u shpreh: “Më mirë kolera, se sa Rimëkëmbja”

Çdo emergjencë ka parë krimin e organizuar gjithnjë në linjë të parë.

Gjatë murtajës në ‘600-ën – e treguar nga Salvatore De Renci – aristokracia e cila nuk mund të menaxhonte më emergjencën në qytet, duhej të bënte marrëveshje me bandat kriminale, që morën përsipër disa shërbime që nga kontrolli në rrugë e deri tek varrosja e viktimave.

Dhe sektori i agrokulturës, nëse nuk mbrohet nga spekulimet, rrezikon kolapsin dhe pushtimin total kriminal. Ka një precedent. Si shkruan Piero Grima duke treguar kolerën në Sicili më 1867-ën, prodhimet e fushave, mungonin sepse njerëzit të sëmurë apo të trembur nuk pranonin të punonin më në ferma. Mafia rurale vendosi që të ndërhyjë duke propozuar një marrëveshje për pronarët e tokave” furnizimi me punëtorë – të cilët kërcënoheshin, apo ata që ishin gati për çdo gjë nga uria- në shkëmbim të çmimeve shumë të ulëta të prodhimit.

Kjo ndodhte 150 vjet më parë. Por çfarë mund të ndodhë sot kur kontrolli mafioz është dhe më i shtrirë.

Rreziku është që ata të vendosin për çmimet dhe mënyrat. Dhe çfarë do të ndodhë më vonë kur më në fund emergjenca shëndetësore të ketë përfunduar?

Si çdo menaxher më i mirë, mafia po mendon që tani dhe për këtë. Për çdo sipërmarrës që po rrezikon të mbyllë restorantin e tij apo dyqanin, ka një grup mafioz gati për të ndërhyrë duke e blerë për një çmim qesharak, me apo pa pëlqimin e pronarit fillestar. Nëse shteti nuk ndërhyn që tani për sipërmarrjet në krizë, nëse do të pres për një situatë më pak alarmante, do të jetë vonë, shumë vonë.

Aty ku nuk do të arrijë koronavirusi, do të arrijë mafia. Një shtet i cili brenda pak javësh, fillimisht urdhëroi mbylljen, pastaj qetësoi njerëzit në përpjekje për të lejuar ekonominë të lëvizë, dhe më pas sërish një mbyllje dhe më e madhe: është një shtet i dobët dhe një pre shumë e lehtë nga çdo grup i organizuar; mjafton që të ketë principin e dhunës dhe parave në dorë.

Edhe Europa dëshmoi se ishte totalisht e papërgatitur. Mafia nuk respekton kufijtë, dhe nuk frikësohet nga pezullimi i Shengenit.

Përkundrazi nga mbyllja hermetike e kufijve përfitojnë sepse kamë mjetet për të arritur kudo dhe ta kthejnë këtë mbyllje në një shans. Kjo Evropë ka tradhtuar totalisht pritshmëritë e tërve themelues. Në rastin e parë të një emergjence gjendemi përballë një situate ku xhelozitë kombëtare mohojnë mundësinë e një platforme të përbashkët për të vlerësuar pandeminë. Europa tashmë duket se i ka kthyer shpinën dhe mirëkuptimit dhe mënyrës së vetme që kemi për të shpëtuar jetë: “të ndajmë çdo gjë.

Kjo Europë, kështu siç është, ka shumë mundësi të mbarojë me koronavirusin, sepse pas shumë vuajtjesh, pas frikës, pas pamundësisë për të qenë deri në fund një qënie njerëzore, ndoshta do të bënte diçka ndryshe. Tashmë është koha e emergjencës, dhe prioritet është mbijetesa. Ekzaktësisht në të njëjtën kohë me pandeminë po lëvizin përfitime dhe interesa kriminale: “T’i njohim, është pjesë e betejës”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!