Policia ka ndërgjegjësuar qytetarët për të mos thyer rregullat në pikat e shitjes. Forcat e policisë dhe ushtria kanë bërë të mundur që qytetarët të qëndrojnë në distancë dhe jo më shumë se një person për të bërë blerje.
Në zonën e tregut në Kombinat ditën e sotme qytetarët duket se janë ndërgjegjësuar dhe nuk shihet një dyndje e madhe apo mosrespektim nga ana e tyre.
Gazetari Maksi Rama tha për “ABC News” se situata në zonën e tregut në Kombinat ditën sotme duket më ndryshe. Në dy hyrjet dhe daljet e tregut janë vendosur edhe forcat ushtrisë.
Gjatë ditës së sotme është vënë re se qytetarët nuk janë lejuar me më shumë se një person për të bërë blerje. Në minutat e fundit të orës së lejuar edhe qytetarët janë drejt largimit nga tregu.
Gjithashtu gazetari Maksi Rama tha se çmimet duken më të lira në krahasim me tregjet e tjera.
Ndërkohë një nga tregtarët tha për gazetarin Maksi Rama se kërkesa është e lartë, por koha është shumë e shkurtër për të bërë blerjet./abcnews.al

