Lajm i mirë për tifozët madrilenë, titullari drejt rikuperimit të plotë

schedule17:17 - 23 Mars, 2020

schedule 17:17 - 23 Mars, 2020

Tashmë Coronavirusi ka mbërthyer botën. Pas shpërthimit në Itali, gripi vdekjeprurës ka pushtuar dhe Spanjën, që po humbet shumë  jetë në ditët e fundit. Futbolli ka disa ditë që është pezulluar, por kjo nuk i ka ndalur pjesën më të madhe të futbollistëve të stërviten.

Këtë gjë ka vendosur të bëjë dhe portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois. Belgu po vazhdon stërvitjen në shtëpinë e tij në Madrid. Madje ai po rikuperohet plotësisht nga dëmtimi që kishte dhe shumë shpejt do të jetë gati për të luajtur, edhe pse nuk dihet se kur do të rinisë kampionati.

I gjithë ekipi madrilen ka disa ditë që është në izolim, për shkak se një nga pjesëtarët e stafit të ekipit të basketbollit doli pozitiv me Covid-19. Si ekipi i basketbollit, edhe ai i futbollit stërviten në një qëndër stërvitore, dhe për të parandaluar përhapjen klubi mori menjëherë masa drastike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!