Policia përballë COVID-19, në këmbë drejt punës dhe vështirësitë që hasin me qytetarët e “pa bindur”

schedule14:04 - 22 Mars, 2020

schedule 14:04 - 22 Mars, 2020

Ata jemi mësuar t’i shohim në krye të detyrës e përballë krimit. Në shi e në diell, apo edhe në situata e raste emergjente, punonjësit e policisë janë të parët që dalin në rrugë, e përballen me çdo qytetar.

Prej një jave uniformat blu në të gjithë vendin po monitorojnë masat e ndërmara për mospërhapjen më në masë të COVID-19. Mbi 150 postoblloqe me patrulla policie, disa prej tyre edhe në lëvizje, këshillojnë drejtuesit e mjeteve e këmbësorët për të respektuar daljen nga shtëpia vetëm në rastet kur është e nevojshme, e nëse ata janë të pabindur gjobiten.

Por sa e vështirë është për një punonjës policie të përballet çdo ditë me këtë situatë, e sidomos në kohën e COVID-19?

“Oraret dhe lëvizjet janë deri në 10:00 për këmbësorët dhe nga ora 10:00 deri në 16:00 është e kufizuar”, u shpreh shef i qarkullimit Tiranë Taulant Gjoka gjatë komunikimit me qytetarët.

Përveç bluzave të bardha, tepër të rrezikuar nga ky virus janë edhe efektivët, të cilët gjatë 24 orëve janë në kontakt me qindra shoferë e këmbësorë. Të pajisur me maska, e me doreza në duar, ata tregojnë për “ABC News” se në çdo rast të ndalimit të qytetarëve mbajnë distancën me këdo.

“Puna jonë është sa e këndshme po aq e vështirë. Jemi munduar të mbajmë maskat, të shmangim kontaktet, të pajisemi me dorezatt. Jemi munduar të jemi korrekt. Kjo është puna jonë e kemi zgjedhur dhe nuk e kemi problem”, sqaroi inspektori i Policisë.

Përveç vështirësive që hasin në terren në çdo ditë të javës, ata tregojnë se mundohen të shkojnë në punë brenda orareve të lejuara, dikush në këmbë e me mjete private, e dikush tjetër me çfarë të munden.

“Transportin përveç punonjësve që janë afër dhe kanë mundësi të shkojnë në këmbë, ne  të tjerët mundohemi të  shkojmë me mjetet tona brenda fashave kohore të përcaktuara me ligj”, u shpreh një prej efektiveve

Dhe në të gjithë këtë situatë që pon kalon vendi ynë, edhe punonjësit e policisë kanë një mesazh të fortë për qytetarët.

“Një thirrje shoferëve të cilët mbase pjesën e ndëshkimit nuk e kanë problem, të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe të lëvizin vetëm në raste nevoje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!