Një tjetër lajm i mirë në lidhje me pacientët e infektuar me COVID 19 është dhënë këtë të shtunë nga ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu.
Ministrja përmes një postimi në rrjetin social Facebook, konfirmon se testi për koronavirusin ndaj pacientit zero ka dalë negativ.
Deri më tani numri i pacientëve të shëruar që do të lënë spitalin dhe do të rikthehen në shtëpi për të bërë dhe pjesën e ngelur të karantinës është tre.
Postimi i plotë:
“Një tjetër lajm i mirë??
Edhe pacienti 0️⃣ sapo është konfirmuar negativ??
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë 3️⃣ pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi??
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit?
#JeniMëTëMirët?
Gjithashtu për rezultatin negativ nga koronavirusi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“Edhe pacienti zero sapo doli negativ”, shkruan shefi i qeverisë./abcnews.al


