Punonjësit e shëndetësisë po përdorin mediat sociale për të ndarë mesazhet e tyre për të luftuar COVID-19.
Fotografitë janë të gjitha të ndryshme, por mesazhet janë të njëjta: “Ne qëndruam në punë për ju. Ju qëndroni në shtëpi për ne. ”
Dr Sandy Simons, një mjek i urgjencës spitalore në Virxhinia, publikoi në Twitter një fotografi të vetes duke mbajtur mesazhin e shkruar me dorë . Në foto, Simons shihet i rrethuar nga gjashtë punonjës të spitalit, të cilët janë të gjithë të pajisur me maska për fytyrën.
Të rriturit mbi 65 vjeç dhe ata me probleme mjekësore ekzistuese si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës ose diabeti ka më shumë të ngjarë të zhvillojnë një sëmundje serioze që çon në pneumoni dhe e vështirëson frymëmarrjen.
“Shumë herë kur kemi pacientë me pneumoni, ata shërohen shpejt dhe kthehen në shtëpi,” zbuloi Simons. “Por në Itali, pacientët (me koronavirusin) qëndrojnë për shtatë deri në 10 ditë. Nuk ka shtretër të mjaftueshëm për të gjithë njerëzit e rinj që po vazhdojnë të sëmuren. “/abcnews.al