Erling Haaland ka surprizuar fansat pak orë para debutimit të Manchester Cityt në sezonin e ri të Premier League, duke ndryshuar modelin e flokëve.
Sulmuesi norvegjez ka hequr dorë nga pamja e tij karakteristike me flokë të gjatë dhe të lidhur, duke u rikthyer te një model më i shkurtër, i ngjashëm me atë që mbante gjatë periudhës së tij te Borussia Dortmund.
26-vjeçari ka publikuar në rrjetet sociale edhe disa fotografi që tregojnë etapat e ndryshimit të look-ut, të shoqëruara me shkrimin: “New hair, don’t care”.
Në një intervistë të dhënë në korrik, Haaland kishte treguar se modeli i mëparshëm i flokëve ishte edhe një këshillë nga Zlatan Ibrahimovic. “Zlatan, e dini çfarë më tha? Mos i prit kurrë flokët, sepse forca është te flokët”, kishte rrëfyer norvegjezi.
Tashmë Haaland do ta shfaqë look-un e ri edhe në fushë, në ndeshjen e parë të Manchester Cityt në Premier League, ndaj Bournemouth.
Sulmuesi vjen pas një vere të suksesshme me Norvegjinë në Kupën e Botës 2026, ku shënoi shtatë gola dhe ndihmoi ekipin të arrinte deri në çerekfinale.
Paraqitjet e tij në turne i rritën ndjeshëm edhe ndjekësit në rrjetet sociale, duke e shndërruar Haalandin në një prej figurave më të komentuara të futbollit botëror edhe jashtë fushës.
View this post on Instagram


