Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Paris-Berlin, ndihmë e re për Ukrainën/ Franca përshpejton dërgimin e raketave, Gjermania 10 milionë euro për Kievin

schedule16:14 - 23 Gusht, 2026

schedule 16:14 - 23 Gusht, 2026

Franca dhe Gjermania po rrisin mbështetjen ushtarake dhe financiare për Ukrainën, ndërsa Kievi kërkon më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, pas një prej sulmeve më të rënda ruse ndaj civilëve.

Vendimi vjen pas sulmit rus ndaj një qendre tregtare në Krivji Rih, ku të paktën 16 persona humbën jetën dhe më shumë se 130 të tjerë u plagosën, mes tyre 23 fëmijë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar përshpejtimin e dërgimit të raketave dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën,



Kievi do të marrë gjithashtu licencë për prodhimin e raketave penguese, ndërsa Franca synon të përshpejtojë dërgimin e raketave lundruese me rreze të gjatë dhe armatimeve të tjera.
Fondet do të përdoren për riparimin e banesave, sigurimin e pajisjeve sanitare dhe ngrohëseve, ndërsa Gjermania do të japë edhe 10 milionë euro në një fond të NATO-s për Ukrainën.
Këto para do të shkojnë për furnizimin me energji, materiale mjekësore dhe sisteme për mbrojtjen kundër dronëve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!