Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Turistët pushtojnë Shkodrën/ Të huajt preferojnë qytetin e veriut për natyrën dhe qetësinë

schedule15:53 - 23 Gusht, 2026

schedule 15:53 - 23 Gusht, 2026

Turistët e huaj nuk vijnë vetëm për detin shqiptar. Shumë zgjedhin të bëjnë udhëtime në qytete të ndryshme, nga Jugu ne Veri, për të parë cdo atraksion që ka vendi ynë.

Shkodra është një destinacion i tyre, ku ata shohin një gërshëtim i bukur i bukur që ofron natyra.

“Natyra është e mrekullueshme. Ky kombinim i ujit, kodrave madhështore dhe gjelbërimit kudo është fantastik. Më pëlqen shumë.”



Të huajt shprehen të mahnitur nga perëndimi mbi Liqenin e Shkodrës, gjelbërimi, kodrat dhe aktivitetet turistike, nga shëtitjet me biçikletë te lundrimi me varka dhe biçikletat e ujit.

“Që në pamjen e parë është thjesht mahnitëse, e jashtëzakonshme. Ky perëndim është diçka e pabesueshme dhe me shumë mundësi do të rikthehemi përsëri këtu. Më pëlqeu shumë”

Liqeni i Shkodrës, më i madh në Evropën Jugore gjithmonë impresionin.

“Liqenin sapo e kemi pare. Është shumë i bukur. Sapo zbuluam edhe këto biçikletat e ujit; nuk kishim parë kurrë diçka të tillë më parë”

Këto turistë kanw vizuar qytete tw ndryshme nw vend.

“Në Shkodër sapo kemi mbërritur. Fillimisht ishim në Tiranë dhe tani jemi këtu. Kemi vetëm disa orë që kemi ardhur. Tani do të marrim një varkë me qira dhe do të bëjmë edhe not.

Është shumë bukur këtu. Mendoj se më pëlqen më shumë se Tirana. Është më e pastër dhe më e këndshme. Patjetër që do t’ua rekomandoja të tjerëve.

Edhe gjatë një rruge të zakonshme, duke u kthyer nga mali apo kodra, sheh kaq shumë fruta dhe bimë nëpër kopshte. Nuk kam parë kurrë kaq shumë shegë që rriten thjesht nëpër oborre. Është fantastike.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!