Gjykata Speciale dha masën e sigurisë “arrest me burg” për vëllezërit Eldi dhe Klement Çala. Ata u arrestuan dy ditë më parë nga forcat speciale RENEA në një operacion ku u angazhuan 300 policë.
Vendimi i sotëm ishte konfirmim i masës së sigurisë së një viti më parë kur u dha masa e sigurisë arrest me burg në mungesë në momentin që u shpallën si të dyshuar për grabitjen e bujshme të 4.6 milion eurove në Rinas një vit e gjysmë më parë.
Klement dhe Eldi Çala u arrestuan dy ditë më parë në Golem pasi policia zbuloi se ata qendronin në një shtëpi me qira aty. Gjatë operacionit, atyre iu sekuestruan 100 000 euro dhe tre pistoleta. /abcnews.al