Andi Lila mesazh klubeve: Mos bëni si Sioni, paguani futbollistët!

schedule09:34 - 21 Mars, 2020

schedule 09:34 - 21 Mars, 2020

Andi Lila është krah futbollistëve dhe pret që ata të paguhen nga klubet. Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, në një lidhje me emisionin “Fan Zone” në Supersport 1, foli në lidhje me ccështjen e pagesave në këtë moment që futbolli ka ndalur prej Coronavirusit.

“Është e rëndësishme për futbollin shqiptar, se ai europian është ndryshe. Futbolli shqiptar është ndryshe me Europën, një muaj jo i paguar në Shqipëri është problem i madh për futbollistët profesionistë”, është shprehur Lila.

“Firmosni ose largohuni”, klubi zviceran largon Lenjanin dhe 8 të tjerë

Më tej i është përmendur rasti i Sion, që vendosi të largonte 9 lojtarët më të paguar. “Nuk më duket normale shkarkimi i lojtarëve. Çdo futbollist ka rënë parimisht dakord me presidentin përpara për kushtet financiare. Ai nuk mund të marrë vendim të përgjithshëm, duhet të ulet individualisht e të bisedojë me çdo lojtar.

Nuk mund të veprojë sipas mendjes së tij. Secili mund të sensibilizohet vetë, gjysmën e rrogës e jep për bamirësi, t’i quhet futbollistit e jo presidentit”, shton Lila, i cili e konsideron një sjellje shumë shqetësuese atë të klubit zviceran.

Nëse do të ndodhte në Shqipëri, do të ishte edhe më shumë problem dhe mendimin që dha në fillim ai e përforcon edhe më shumë: “Për mendimin tim, një sjellje e tillë është problem shumë i madh për kampionatin shqiptar. Futbollistët duhet të paguhen normalisht, pasi është shumë e vështirë situata”.  /abcnews.al