Hapi i parë i Leonardo: Kontratë e re për Neymar, ja plani i brazilianit

schedule12:40 - 20 Mars, 2020

schedule 12:40 - 20 Mars, 2020

E ardhmja e brazilianit Neymar tek PSG-ja ende nuk është e qartë. Sulmuesit i është ofruar rinovimi i kontratës nga drejtuesit e klubit, por ai akoma nuk është përgjigjur. Mungesa e përgjigjës nga ana e tij shton edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm në merkaton e verës.

Drejtori sportiv i francezëve, Leonardo, mësohët se i ka kërkuar një takim Neymmarit dhe agjentit të tij që në muajin tetor për të diskutuar kushtet e kontratës së re. Që nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se katër muaj dhe ende sulmuesi nuk i ka kthyer përgjigje.

 

Sipas mediave franceze, Neymar do të presë se si do të shkojë këtë vit ecuaria e PSG-së në Champions League. Në fund të kompeticionit ai do të kërkojë një takim me Leonardon, ku do të vendoset dhe e ardhmja e tij. Gjigantët francezë kanë arritur në çerekfinalet e Championsit, ku eleminuan pak ditë më parë gjermanët e Dortmund. /abcnews.al