Apeli për napolitanët dhe situata në Bergamo, Reja: Qava si fëmijë sot

schedule18:18 - 19 Mars, 2020

schedule 18:18 - 19 Mars, 2020

Edoardo Reja vazhdon të qëndrojë në karantinë në shtëpinë e tij. Trajneri i Shqipërisë ka përjetuar emocione të forta ditën e sotme. Mediat në Itali kanë filluar të ritransmetojnë ndeshje historike për tifozët e shumë të futbollit.

74-vjeçari zbulon për Radio Goal surprizën e marrë nga Napoli, skuadër të cilën e drejtoi gjatë viteve 2005-2009 si trajner. Reja ka drejtuar edhe Atalantën dhe tregon se merr lajme të tmerrshme nga biseda me miqtë e qytetit verior.

Sot në mëngjes më erdhi një mesazh nga Napoli, bëhej fjalë për ndeshjen që fituam ndaj Interit 1-0. Ishte humbja e parë e zikaltërve. Në sfond dëgjohej një këngë e Pino Daniele. Ndjeva një goditje në zemër dhe fillova të qaj si fëmijë. Pashë përsëri edhe një djalosh të ri, Marek Hamsik. Situata në Bergamo është shumë e trishtë.

Jam në kontakt me miqtë e mi atje dhe më tregojnë gjëra tronditëse. Nuk ka vende për të varrosur të vdekurit. Nuk arrij ta imagjinoj se çfarë do të ndodhtë nëse e njëjta situatë do të ishte edhe në jugun e Italisë. Ju bëj thirrje të gjithë napolitanëve të qëndrojnë në shtëpi, nuk ka struktura të përshtatshme në jug për ta përballuar këtë situatë”, deklaron trajneri i kombëtares kuqezi. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!