Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi “gjunjëzon” Italinë: 427 persona humbin jetën brenda ditës, shkon në 41,035 numri i të infektuarve

schedule18:18 - 19 Mars, 2020

schedule 18:18 - 19 Mars, 2020

Autoritetet italiane të shëndetit kanë publikuar pasditen e së enjtes bilancin e ri për personat e prekur nga koronavirusi.

Kështu rezulton se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali është rritur në 41,035.

Vetëm gjatë 24 orëve janë shtuar 5,322 raste. Ndërsa brenda ditës raportohet të kenë ndërruar jetë 427 persona. Numri i viktimave në total shkon në 3,405 dhe numri i personave të shëruar tërësisht është 5,979.



Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë ndërsa në renditje globale qëndron në vend të dytë pas Kinës që numëron 80,928 persona të infektuar. Vendin e tretë e mban Irani me 18,407 persona të infektuar. Dhe, “listës së kuqe” i është bashkuar edhe Spanja me 17,395  të infektuar duke u bërë kështu vendi i dytë evropian më i prekur nga Covid-19.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!