Dita e parë e mbylljes brenda shtëpisë në orën 10 ka bërë që qytetarët e Tiranës të nxitojnë për të kapur orarin e kufizuar.
Këtë mëngjes rrugët janë të mbipoulluar, madje ka edhe qytetarë të cilët ecin ngjitur edhe pse kryeministri ka lajmruar të martën se kjo ecje është e ndaluar dhe nëse konstatohet një gjë e tillë do të ndërshkohen me gjobë.
Qytetaret pasi kanë bërë blerjet, nxitojnë me trasta në duar, disa me biçikleta që të respektojnë karantinën.
Zbatimi i orës 8 me 10 , ka shënuar rradhë , si bankomate , ushqimore, para furrave të bukës, kompanive celularë dhe në tregun e fruta perimeve , ku shpesh distance sociale nuk zbatohej edhe nga nxitimi
Shitësit të cilët janë në limitet e kohes , thonë se do rrine tek tezgat ne treg, pasi e kane shtepine larg pikës së shitjes dhe nuk arrijnë dot orarin e përcaktuar.
Jo të gjithe kanë respektuar orarin, madje forcat e policisë kanë këshilluar. Ka qytetarë të cilët kanë shfrytëzuar këtë orarë, thjesht për të marrë ajër në rrugët e kryeqytetit./abcnews.al