Pas orës 10:00 ashtu sikurse është bërë me dije do të ndalohet lëvizja e qytetarëve, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Në Shkodër ky kufizim ka bërë që qytetarët të mbushin tregjet.
Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se për qytetarët ky orar nga ora 06:00-10:00 është i mjaftueshëm për të bërë pazaret. Mirëpo, e kundërta ndodh me tregtarët. Këta të fundit ankohen se orari është shumë i kufizuar dhe nuk mund të sigurojnë të ardhura.
“Jo nuk është e mjafteushme se deri në orën 10.00 akoma nuk janë zgjuar nga gjumi njerëzit”, shprehet një tregtar.
Sakaq, është vënë re edhe një rritje e lehtë të cmimeve, janë kryesisht produktet e importit. Ndërsa produktet e stinës nuk ka rritje të çmimit. /abcnews.al