Autoritetet italiane të shëndetit kanë publikuar pasditen e së martës bilancin e ri për personat e prekur nga koronavirusi.
Kështu rezulton se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali është rritur në 35,713.
Vetëm gjatë 24 orëve janë shtuar 4,207 raste. Ndërsa brenda ditës raportohet të kenë ndërruar jetë 475 persona. Numri i viktimave në total shkon në 2,978 dhe numri i personave të shëruar tërësisht është 4,025.
Kështu, Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë ndërsa në renditje globale qëndron në vend të dytë pas Kinës. Kjo e fundit numëron 80,881 të infektuar në total por trendi i rasteve të reja është në zbritje.