Mbyllja e kufijve për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në shumë vendet të Evropës ka lënë me qindra qytetarë në bllokuar.
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e abcnews.al. Dy shqiptarë nga Shkodra kanë mbetur në kufirin e Kroacisë. Ata kanë mbërritur nga Gjermania në rrugë tokësore dhe kanë mbetur aty prej tre ditësh, pasi autoritete vendase nuk i lejojnë të kalojnë.
Vendimi për mbylljen e kufijve i ka gjetur ata në mes të udhëtimit të tyre, ndërkohë që kërkojnë zgjidhjen e situatës sa më parë. Theksojmë se janë të shumtë shqiptarët që mbyllja e kufijve i ka bllokuar në shtete të ndryshme dhe kërkojnë të rikthehen.
/abcnews.al