ITALIA/ Mijëra të vdekur nga koronavirusi, por vetëm 3.4 % e viktimave nuk kishin sëmundje të mëparshme

schedule09:33 - 18 Mars, 2020

schedule 09:33 - 18 Mars, 2020

Një numër shumë i vogël i viktimave nga koronavirusi nuk kishte patologji të mëparshme, tha Instituti i Lartë i Shëndetësisë në raport mbi karakteristikat e vdekjeve të pacientëve me Covid-19.

Kjo shifër  u zbulua pasi u morën në shqyrtim 355 dosje, krahasuar me gjithsej 2,003 dosje të pacientëve, dmth 17.7 përqind të mostrës së përgjithshme.

Numri mesatar i patologjive të studiuara në këtë popullatë është 2.7.

Në përgjithësi, 12 pacientë, që përbëjnë 3.4 përqind të mostrës, nuk kishin patologji. Ka pasur vetëm  84 viktima (23.7 përqind) që kishin vetëm një sëmundje të mëparshme,  90 viktima kishin dy patologji që përbëjnë (25.4 përqind); dhe 169 viktima (47.6 përqind) ishin të prekur më përpara  nga tre ose më shumë sëmundje.

Të dhënat mund të na ndihmojnë për të dhënë një ide të re për agresivitetin e virusit, ndërsa qeveria apelon që të gjithë duhet  të kujdesemi sa më shumë të mundemi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!