Situata e Ronaldinho nuk është aspak e mirë, edhe pse ylli brazilian po e kalon mes futbollit dhe shakave të ndryshme kohën në burgun e Asuncion. Ish-fituesi i Kupës së Botës dhe Topit të Artë, ndodhet i arrestuar prej datës 6 mars në Paraguaj.
Së bashku me vëllanë e tij u kapën me pasaporta false dhe autoritetet vendase i prangosën. Situata është rënduar dhe hetimet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Prokurori që po merret me këtë çështje, Osmar Legal dyshon për një skemë pastrami parash mes vëllezërve brazilianë dhe një biznemeneje vendase, e njohur si Dalia Lopez.
Kjo e fundit ka ftuar Dinhon në Paraguaj dhe autoritetet policore do të analizojën bisedat telefonike dhe mesazhet në telefonin e ish-futbollistit të famshëm. “Hipoteza jonë kryesore është se dokumentet e falsifikuara do të ishin përdorur për qëllime tregtare ose investime jo të ligjshme, kështu që është rreptësisht e nevojshme që Ronaldinho të qëndrojë në burg“, shpjegoi Legal për mediat vendase. /abcnews.al

