Koronavirusi, pse masat e tepruara janë më mirë se mos-reagimi

schedule14:57 - 17 Mars, 2020

schedule 14:57 - 17 Mars, 2020

Ceri Parker/ Jaci Eisenberg

Tashmë është zyrtare: COVID-19 tani është një pandemi dhe është duke u përhapur më shpejt, se çdo infeksion tjetër dhe numri i të vdekurve duket se ka tejkaluar çdo paramendim.

Rastet jashtë Kinës janë rritur 13 herë në dy javët e fundit, me numrin global të infeksioneve që tejkaluan 126,000 raste në 12 Mars.

Ndërsa vendet nga Italia në Iran, nga Suedia në Afrikën e Jugut, luftojnë për të ngadalësuar përhapjen e virusit.Është më e rëndësishme se kurrë të dëgjojmë këshillat e ekspertëve nga institucione të tilla si Organizata Botërore e Shëndetit.

Larja e rregullt e duarve me sapun është një nga hapat kryesorë që duhet të ndërmarrim për të mbrojtur veten.

Forumi Ekonomik Botëror ka grumbulluar njohuri nga akademikë brenda universiteteve kryesore për një studim global se si po përhapet Covid-19 dhe çfarë masash duhet të merren për të luftuar pandeminë.

“Distanca sociale është mbrojtja jonë më e mirë aktuale ndaj COVID-19”

Më 10 mars, Universiteti i Harvardit njoftoi planet e tij për të mësuar online duke filluar nga 23 Mars, një ditë pas pushimeve pranverore.

Reagimet e popullit për këtë vendim kanë qënë të ngjashme me disa universitete të tjera, disa kanë vlerësuar veprimin dhe disa të tjerë e kanë konsideruar diçka të padrejtë ose jo të duhur.

Por në fakt, distancimi shoqëror – i praktikuar me sukses nga disa qytete gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918 – është mbrojtja jonë më e mirë kundër COVID-19.

Ne nuk mund të shpresojmë më që do ndalojmë përhapjen globale të virusit.

As nuk mund të presim zhvillimin e një vaksine që është ende 18 muaj larg, ose të harxhojmë burime të panevojshme në gjurmimin e objektit.

Fokusi ynë aktual duhet të jetë në rrafshimin e kurbës-ngadalësimin e përhapjes së virusit, duke lehtësuar efektet e tij në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe duke shpëtuar jetë.

Mënyra më efektive për ta bërë këtë është përmes distancimit shoqëror, i cili përfshin kufizimin e udhëtimit dhe anulimin e ngjarjeve në shkallë të gjerë të tilla si koncerte, konferenca, dhe mësime universitare.

Gjatë epidemisë së gripit në vitin 1918, distancimi ekstrem shoqëror në Shën Louis shpëtoi shumë jetë njerëzish ndërsa në Filadelfia, refuzimi kokëfortë për të anuluar një sfilatë të Luftës së Parë Botërore rezultoi në një përhapje më të shpejtë dhe të pashmangshme të sëmundjes.

Sot, kufizime të tilla kanë arritur rezultate pozitive që tashmë i kemi parë në vende të tilla si Singapori dhe Kina.

Nuk mund të ngadalësojë përhapjen e virusit vetëm distanca.

Ne gjithashtu duhet të bëjmë testin ndaj virusit dhe të garantojmë lejen e paguar për të gjithë punëtorët e sëmurë dhe të karantinuar. Gjatë një kohe kaq të pasigurt, duhet t’i japim përparësi edhe shëndetit mendor.

Vetëm përmes distancimit të rreptë shoqëror shpresojmë të ngadalsojmë përhapjen e këtij virusi të ri dhe të ulim numrin e vdekshmërisë.

Ndërkohë, ndërsa ne përpiqemi të mbrojmë shëndetin e familjes, miqve dhe kolegëve tanë, duhet t’u kushtojmë respekt dhe kujdes punonjësve shëndetsorë sepse janë ata të cilët punojnë qoftë në terren, në klinika, apo në ambiente ndërkombëtare të ndihmës, dhe shërbejnë si një linjë e parë jetësore në mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

“Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë globale mund të infektohet”

Profesori Yik-Ying TEO, Dekan në Shkollën e Shëndetit Publik Saë Swee Hock, Universiteti Kombëtar i Singaporit

Përgjegjësia individuale qëndron në zemër të administrimit të situatës aktuale me COVID-19, pasi veprimet tona përcaktojnë nëse zinxhiri i transmetimit është ndalur me sukses ose ka ardhur duke u rritur.

1.Mesazhi i thjeshtë por efektiv i larjes së rregullt së duarve mund të minimizojë rrezikun nga infeksioni, nga ekspozimi i paqëllimshëm ndaj virusit përmes kontaktit me sipërfaqet dhe më pas kontaktit me fytyrën.

2.Shmangni vendet e mbushura me njerëz, veçanërisht në ato që ndodhen në ambiente të mbyllura pa ajrosje.

3.Duhet të minimizoni çdo ndërveprim me njerëzit e tjerë.

4.Shmangni çdo udhëtim në vendet ku është përhapur virusi.

5.Jini të përgjegjshëm në ndarjen e informacionit të saktë dhe të bazuar në prova në median sociale, dhe mos ndani informacione të paverifikuara ose të rreme tek të tjerët.

6.Qëndroni vigjilinte ndaj zhvillimeve të reja.

7.Duhet të jeni të vetëdijshëm që situata mund të vazhdojë për një periudhë të zgjatur kohore kështu që vazhdoni të ushtoheni dhe të konsumoni ushqim të mirë për një një imunitet të fortë dhe një gjendje të qëndrueshme mendore për të kaluar këtë krizë globale.

Është gjithnjë e më e qartë se përhapja e COVID-19 do të vazhdojë edhe në shumë vende të tjera.

Ka pasur disa parashikime nga studiuesit epidemiologjikë mbi ndikimin e popullatës, ku në mungesë të një kontrolli efektiv ose një vaksine të sigurt, një pjesë e konsiderueshme e popullatës globale mund të infektohej.

Ndërsa ky parashikim përfundimisht mund të bëhet i vërtetë, ajo që është e rëndësishme është shkalla e kohës që zhvillohet kjo: pavarësisht nëse është në një çështje prej 6-9 muajsh e cila do të çojë në kaos shumë sisteme shëndetësore, ose gjatë shumë viteve e cila do të lejojë që sistemet shëndetësore ta përballojnë më lehtë..

Por ka akoma vende me sisteme shëndetësore të dobëta ku ka nevojë që punojnjësit e shëndetit publik të kenë mjetet e duhura mbrojtëse, si dhe të lejojë që vendet e tilla të kenë kujdes të avancuar intensiv spitalor për shumë nga të sëmurët.

“Reagimi i tepërt është më i mirë sesa të mos reagoni fare”,
Xifeng Wu, MD, PhD, Dekan dhe Profesor i Shkollës së Shëndetit Publik, Universiteti Zhejiang, Hangzhou.

Përvoja në Kinë na mësoi përsëri se në trajtimin e ngjarjeve pandemike, gjëja e duhur për të bërë është të besojmë shkencën dhe ekspertët e shëndetit publik.

Reagimi i tepërt është më e mirë sesa të mos reagoni fare.

Matja e Kinës për të përmirësuar dhe kontrolluar përhapjen e COVID-19 ka dëshmuar të jetë efektive.

Publikimi në kohë i të dhënave klinike të lidhura me sëmundjen për popullin dhe Organizatën Botërore të Shëndetit kanë ndihmuar gjithë botën që të përgatiten për përhapjen e COVID-19.

Për shembull, tani e dimë nga më shumë se 40,000 raste në Kinë se 80% e pacientëve të infektuar me COVID-19 nuk kanë nevojë për ndihmë mjekësore ndërsa 20% e tjerë kanë nevojë për trajtim dhe kujdes mjekësor.

Provinca Zhejiang, ishte e para e cila menaxhoi rrezikun në nivelin më të lartë në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit.

Këtu janë disa pika në lidhje me mjetet e zbatuara në kontrollin e përhapjes së COVID-19 në Hangzhou:

1.Siguroni udhëzime të qarta për shkallën dhe shtrirjen e virusit në të gjithë qytetin.

2.Gjurmimi i kontaktit tek çdo person, apartament, shtëpi, komunitet, organizatë, objekt publik

3.Vazhdoni aktivitet jetësore, d.m.th., ushqime dhe furnizime, përmes marrëveshjeve të organizuara dhe të kontrolluara nga qeveria.

4.Caktoni shërbime spitalore për kujdesin infektiv dhe menaxhimin e spitaleve për të izoluar, monitoruar dhe trajtuar rastet pozitive të COVID-19.

5.Krijoni sisteme elektronike të regjistrimit dhe përcjelljes për ekipin local, për të trajtuar rastet e identifikuara 24/7.

6.Mbani qytetarët e informuar.

‘Fokusimi, komunikimi efektiv dhe besimi janë thelbësore’
Landon Myer, epidemiolog, Universiteti i Cape Town
Përhapja e shpejtë e virusit COVID-19 (SARS CoV-2) është një emergjence për shëndetin publik me shqetësim të madh global.
Epidemiologjia e COVID-19 është e re për të gjithë ne – por në fund të fundit, viruset që kalojnë nga kafshët tek njerëzit janë një dukuri mjaft e njohur dhe COVID-19 është koronavirusi i tretë i ri njerëzor i shekullit XXI.

Në këtë kohë ne e dimë se shumica e infeksioneve COVID-19 çojnë në sëmundje të butë që zakonisht shërohen shumë lehtë megjithëse ekziston shqetësimi më i madh për të moshuarit dhe individët me probleme të ndryshme shëndetsore.

Sidoqoftë, vëmendja masive e popullatës që ka shoqëruar shpërthimin e COVID-19 është ndoshta aspekti më i ri dhe potencialisht shqetësues i kësaj epidemie. Raportet e reja duket se përhapen globalisht brenda disa minutave, ndërsa mediat sociale dhe burimet informale të lajmeve kanë lehtësuar përhapjen e dezinformatave dhe thashethemeve rreth virusit dhe ndikimit të tij.

Ndërhyrjet themelore të shëndetit publik janë shumë efektive: reagimi i shëndetit publik të autoriteteve kineze ka qenë kryesisht i suksesshëm dhe masivisht mbresëlënës, dhe ka demonstruar aftësitë e ndërhyrjeve të thjeshta, sistematike siç janë zbulimi i shpejtë i rasteve, gjurmimi i kontaktit, karantinimi dhe masat e tjera.

Sidoqoftë, këto ndërhyrje mund të zbatohen vetëm me komunikim të përqendruar, efektiv dhe besim të përbashkët midis agjencive shëndetësore publike dhe popullsisë që ata shërbejnë.

Thashethemet dhe dezinformatat dëmtojnë atë komunikim dhe besim dhe në vend të kësaj ushqejnë paranojën, frikën, panikun.

“Nëse vazhdojmë të merremi me biznesin si zakonisht, virusi do të përhapet akoma edhe më shpejt”

Michal Caspi Tal, PhD, Instruktor në Shkollën Mjekësore Stanford
Më poshtë janë disa të dhëna për virusin dhe jo viriologët nga Universiteti Stanford më 9 Mars, 2020.

Kjo nuk do të jetë një apokalips dhe paniku nuk të ndihmon kurrë, por ajo që ne kemi nevojë është një përgjigje paralajmëruese që zvogëlon përhapjen.

Puna nga shtëpia dhe përpjekja për të shmangur turmat e mëdha janë ajo çfarë duhet të bëjë çdokush.

Nëse mendoni se sa shtretër kemi (në SH.B.A.), sa maska kemi që do t’iu duhen njerëzve që sëmuren ajo që vihet re është se nëse nuk bëjmë asgjë, nëse nuk kemi institute, nuk marrim masa drastike mbrojtëse,dhe vazhdojmë me biznesin si zakonisht, ky virus do të përhapet shumë shpejt edhe më shumë.

Dhe atëherë ajo që do të ndodhë është që do të tejkalojmë kapacitetin e sistemit aktual shëndetësor.

Më shumë njerëz do të kenë nevojë për shtretër në krahasim me atë që spitalet aktualisht disponojnë.

Duke u mbrojtur edhe duke mos krijuar situata ku njerëzit do të infektohen prej nesh ne mund ta ndihmojmë në këtë mënyrë edhe ekipet spitalore në menaxhimin e situatës. /World Economic Forum: Përktheu në shqip Sonila Backa-abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!