Ndërsa në Cërrik qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të pashqetësuar, madje bëjnë dhe humor kur ne i pyesim nëse janë të bindur se si duhet të veprojnë në një situatë të tillë.
Ashpërsimi i masave nga qeveria nuk i ka frikësuar aspak të moshuarit në qytetin e Cërrikut. Edhe këtë të hënë parku kryesor ishte plot, ndërsa distanca nuk është respektuar. Edhe në hidrocentralin e Banjës nuk munguan peshkatarët.
Të moshuarit në Cërrik nuk i kanë marrë seriozisht masat e marra nga qeveria për vetëizolimin.
Ata i sheh kudo, në rrugë dhe parqe dhe shumë pranë njëri – tjetrit. Situatën e krijuar e kalojnë me shaka.
“Nuk kemi frikë, po erdhi le të vijë. Nuk kam qenë në Itali”, shprehet një i moshuar.
Teksa e gjithë Shqipëria ndodhet në karantinë për shkak të COVID-19 në hidorocentralin e Banjës në aksin Cërrik-Gramsh buzë këtij hidorcentrali vijon të peshkohet si çdo ditë tjetër.
As masat e marra dhe as shtetërrethimi nuk i ka penguar peshkatarët në liqenin e Banjës të dalin nga shtëpia. Të pashqetësuar ata vijojnë të peshkojnë, krah njëri-tjetrit.
Ndërsa lëvizja për qytetetarët është ndaluar, ata sërish e kanë gjetur mënyrën për të dalë nga shtëpia.
Të ardhur me biçikleta nga Cërriku Gostima, por edhe nga zona e Gramshit ata preferojnë të qëndrojnë buzë ujërave të këtij hidrocentrali duke peshkuar dhe duke kaluar ditën./abcnews.al


