Gjermania është bërë shteti i fundit që mbyll kufijtë ndërkohë që vendet e Evriopës po përpiqen të frenojnë përhapjen e koronavirusit, shkruan BBC.
Kufijtë e saj me Francën, Austrinë dhe Zvicrën u mbyllën sot në mëngjes.
Franca po shqyrton bllokime më të rrepta, pasi kreu i Shëndetësisë deklaroi se situata po përkeqësohet shpejt.
Shifrat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë 164 mijë raste të konfirmuara dhe 6470 të vdekur në të gjithë botën.
Qëllimi është të frenohet përhapja e virusit por edhe të kufizojë panikun ndërkufitar, njoftojnë mediat gjermane. Vetëm kufijtë me Holandën dhe Belgjikën nuk janë ndikuar nga ky vendim.
Shkollat në Gjermani u mbyllën javën e kaluar, ndërsa Berlini gjatë fundjavës mbylli të gjitha klubet, baret dhe qendrat e fitnesit. Takimet e mbipopulluara në të gjithë vendin janë të ndaluara./abcnews.al