Koronavirusi/ New York City mbyll shkollat, lokalet dhe restorantet

schedule08:39 - 16 Mars, 2020

schedule 08:39 - 16 Mars, 2020

Në kuadër të masave të shtuara mbrojtëse për përhapjen e koronavirusit në New York City janë mbyllë aktivitetet arsimore dhe sociale.

Mediat vendase bëjnë me dije se janë mbyllur shkollat, restorante, bare dhe vende të tjera publike, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.

Kryetari i bashkisë Bill de Blasio tha se ai vendosi të veprojë sepse qyteti po përballet me një kërcënim të paparë.

“Ne duhet t’i përgjigjemi me një mentalitet të kohës së luftës”, tha kryebashkiaku. Neë York City, popullsia e të cilit është më shumë se tetë milionë banorë, ka regjistruar pesë vdekje. Secila prej viktimave – nga 53 deri në 82 vjeç.

ShBA është duke zgjeruar ndalimin e udhëtimit me Evropnë, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën.