Pasditen e të dielës rikthehen reshjet e shiut

schedule14:25 - 18 Shkurt, 2018

schedule 14:25 - 18 Shkurt, 2018

Ditëve me diell po i vjen fundi.

Pasditen e të dielës reshjet pritet të rikthehen në të gjithë vendin.

Parashikimi vjen nga Instituti i Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Reshjet e shiut priten të kenë intensitet të dobët në secilin qark, ndërsa në zonat malore në veri-lindje priten reshje bore në 1 mijë metra mbi nivelin e detit.

Lumenjtë, sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nuk paraqesin rrezik, ndërkohë temperatuarat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 14 në vendet e ulëta: 7 / 13 në vendet malore: 1 / 10 °C./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!