Lazio është një ndër klubet më aktive në këtë periudhë. Skuadra kryeqytetase do të rikthehet pas shumë vitesh të luajë në grupet e Champions League sezonin e ardhshëm dhe Igli Tare po kërkon një mbrojtës me eksperiencë.
Lalaziosiamonoi.it raporton se në krye të listës së drejtorit sportiv shqiptar është Dejan Lovren. Mbrojtësi kroat ka kontratë me Liverpool deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa klubi anglez nuk pritet t’i ofrojë rinovim.
Tare është gati të përfitojë dhe po përgatit ofertën e duhur për “The Reds” dhe qendërmbrojtësin 30-vjeçar, i cili numëron plot 57 ndeshje të zhvilluara me Kroacinë e tij (ka shënuar 3 gola). /abcnews.al