Ka shkuar në 24,747 numri i personave të ifektuar nga koronavirusi në Itali. Vetëm brenda një dite janë regjistruar 3,590 raste të reja në shtetin fqinj.
Kështu, numri total i personave që kanë ndërruar jetën si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 1,809. Ndërsa 24 orët e fundit kanë humbur jetën 368 persona. Nga ana tjetër, në total, numri i personave të shëruar tërësisht ka shkuar në 2,335.
Në gjendje serioze në spital ndodhen 1,518 persona.
Nga ana tjetër, guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, bëri një tjetër paralajmërim. Sipas tij, situata në spitale po i afrohet pikës ku nuk ka më shtretër për “ringjallje” duke shtuar se siguria e mjekëve dhe infermierëve është prioritare.
Sikur kjo të mos mjaftonte, 19 milionë maska që ishin të destinuara për në Itali janë bllokuar nga vende të tjera dhe pritet që shteti fqinj të nisë t’i prodhojë vetë. /abcnews.al