Mesfushori i njohur spanjoll, Cesc Fabregas, ka luajtur për shumë skuadra të mëdha në Europë. Karrierën e tij e nisi te Barcelona, për të kaluar më pas tek Arsenali dhe për t’u aktivizuar direkt me ekipin e parë, edhe pse vetëm 17 vjeç. Arsene Ëenger i besoi asaj kohe dhe Fabregas, shfrytëzoi çdo mundësi, duke u bërë një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim.
Rikthimi te Barcelona ishte i paevitueshëm, por në Katalonjë, e larguan pas tre sezonesh. Fabregas u rikthye në Angli, por kësaj radhe tek ekipi tjetër londinez, Chelsea. Te Blutë e Londrës, Cesc ka dhe një histori shumë gazmore.
Ai humbi një bast me portierin Caballero në stërvitje, me këtë të fundit që i priti një penallti. Fabregas i kishte premtuar një Range Rover nëse portieri e ndalonte nga pika e bardhë dhe e mbajti fjalën… ose të paktën, deri diku.
Spanjolli i bleu portierit të Chelsea një makinë Range Rover direkt nga varreza e makinave dhe që nuk ndizej, që i kushtoi në total 950 sterlina. Reagimi i Caballeros dhe të gjithë lojtarëve të tjerë të Chelseat, ishte fantastik, duke shpërthyer në të qeshura. Basti është bast…/abcnews.al
Cesc Fabregas once bet Willy Cabellero he would buy him a Range Rover if he saved his penalty in training… and lost ?♂️
So he headed to a scrapyard and bought an unusable old one for £950 ?
This is him presenting it at the training ground ?
IG: cescf4bregas pic.twitter.com/FGHvrZ3H5t
— Goal (@goal) March 15, 2020