“Njerëzit do t’i mirëpresin alienët”

schedule11:35 - 18 Shkurt, 2018

schedule 11:35 - 18 Shkurt, 2018

Sipas ekspertëve, njerëzit do të kenë problem t’i mirëpritur alienët.

Kjo deklaratë vjen pasi 100 planete u zbuluan jashtë sistemit tonë diellor, që ka mundësi të jenë shtëpia e jetës jashtëtokësore.

Sipas Metro.co, profesori Michael Varnum dhe disa kolegë nga Universiteti i Arizonas studiuan gjuhën që ishin përdorur në disa artikuj në media për të studiuar reagimin e publikut ndaj alienëve.

Artikujt ishin zbulime, të cilat sugjeronin se kishte prova për jetën e alienvëe.

Aty përfshihej dhe njoftimi i Nasa-s në vitin 1996 për jetë të mundshme në një meteor marsian.

“Mendoj që mirëpritja lidhet me një tjetër drejtim. Ajo çfarë ne do të gjejmë të parët, nëse do të gjejmë gjë, besoj se do të jenë vetëm mikrobe”, është shprehur Michael Varnum.

Varnum do t’i prezantojë zbulimet e tij në një konferencë në Amerikë për zbulimet shkencore në Austin të Teksasit.