Nje 50 vjeçar nga Fushë Kruja vrau nipin e tij per motive ende te pazbardhura. Policia vuri ne pranga autorin e krimit rreth nje ore pas ngjarjes.
41 vjeçari Julian Halili nga fshati Halil i Fushë-Krujës u ekzekutua me armë pasditen e së shtunës nga xhaxhai i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 pranë hyrjes së banesës së viktimës.
Autori i dyshuar Shkëlqim Halili, 50 vjeç, pas vrasjes së nipit të tij është larguar nga vendngjarja bashkë me armën e krimit kallashnikov, por u arrestua nga policia rreth 1 orë më vonë.
Ndalimi i 50 vjeçarit Shkëlqim Halili dhe marrja e tij në pyetje, do të bëjë të mundur zbardhjen e motiveve të këtij krimi.
Fushë Krujë
Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al


