Qeveria ndalon frekuentimin e Liqenit Artificial ne Tiranë dhe zonave te tjera rekreative në perimetrin e ri të ri të blinduar.
“Nuk kemi kohë për të vazhduar me sensibilizime pasi çdo orë është kritike për vijat e mbrojtjes individuale dhe kolektive. me e keqja nuk ka ardhur akoma”, tha Rama.
Qëndroni në shtëpi me qëllim që përhapja e koronavirusit të ri të ngadalësohet dhe spitalet të përballojnë fluksin e të sëmurëve. Apeli vjen nga kryeministri Edi Rama i cili iu referohet parashikimeve të ekspertëve që thonë se javën e ardhshme do të vërehet një rritje e numrit te te prekur nga COVID 19.
“Do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë dhe javën tjetër pas kësaj edhe më shumë. Asnjë panik sepse kësaj si shmanget dot askush vetëm në javën e tretë të këtyrë dy javëve që ne kemi para do të shikojmë se ku kemi arritur ne dhe ku ka arritur armiku”, është shprehur Rama.
Ndërsa rastet e reja po konfirmohen, kjo pritet të shoqërohet me shtrëngim të masave për të miniminuar numrin e qytetarëve që mund të preken prej COVID 19./abcnews.al